Mbase një pushtim nga demonët të cilët kërcënojnë të shkatërrojnë çdo të shtrenjtë për të vdekshmit e Azerothit siç thotë edhe Varian Vryn në trailerin e Legion është ajo për të cilin kishte më shumë nevojë World of Warcraft.
Activision Blizzard publikoi raportin e tre mujorit të tretë të 2016-tës duke nënvizuar suksesin e Legion i cili shiti 3.3 milion kopje që në ditën e parë të lançimit, më 30 Gusht.
Activision tha se numri i lojtarëve aktivë në muaj është rritur me 30% nga viti në vit. Në pikën më të lartë, World of Warcraft kishte 12 milion lojtarë në 2010-tën por kjo shifër ra në 5.5 milion në 2015-tën.
Natyrisht ekspansioni i ri ka sjellur edhe numër më të lartë abonimesh siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. Konkretisht Lordët e Luftës së Draenorit rriti bazën e lojtarëve nga 7 milion në 10 milion. (GameWorld Albanian)