Tips & Tricks

Tashmë mund të ndani videolojën gjatë një thirrjeje në Discord nga një smartfon

Publikuar , 17 Dhjetor 2020
Nëse dëshironi të ndani ekranin gjatë një thirrjeje, klikoni mbi Chat dhe shtypni butonin Screenshare. Për video thirrjet, shtypni Screenshare që shfaqet në fund të ekranit. Tashmë mund të ndani videolojën gjatë një thirrjeje në Discord nga një smartfon

Discord më në fund ka lançuar opsionin për shpërndarjen e ekranit nga pajisjet mobile, një funksion i shumëkërkuar i cili bën të mundur që ndërsa bisedoni me miqtë tu tregoni atyre përmbajtjen në ekranin e smartfonit.

Gjithashtu mund të ndihmojë përdoruesit ose të ndajnë një video lojë ndërsa e luajnë ose të shohin video YouTube së bashku me miqtë.

Në desktop Discord e ka ofruar diçka të tillë që prej 2017-ës dhe përdoruesit e kanë pritur me padurim këtë funksion në pajisjet mobile. Është dashur pak kohë por më në fund ka mbërritur.

Nëse dëshironi të ndani ekranin gjatë një thirrjeje, klikoni mbi Chat dhe shtypni butonin Screenshare. Për video thirrjet, shtypni Screenshare që shfaqet në fund të ekranit.

Pasi të keni bërë këtë veprim, Discord do ju pyesë nëse jeni gati të ndani ekrani dhe më pas të shtypni Start Now. Ju mund të ndaloni ndarjen e ekranit duke shtypur Stop Sharing. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>