Lançimi i Overwatch 2 u shoqërua jo vetëm me disa probleme të lojës por edhe me një sulm DDoS i cili nuk lejonte lojtarët të qasen.
Fansat raportuan se kanë ngecur në ekranin e hapjes duke marrë një mesazh gabimi pas një tjetri.
Madje vendosen edhe në radhës prej qindra lojtarësh e në disa raste mijëra ndërsa të tjerë përpiqen të kyçen.
Presidenti i Blizzard Mike Ybarra tha përmes rrjetit social Twitter se loja kishte probleme me serverin dhe po përpiqej të adresonte.
Unfortunately we are experiencing a mass DDoS attack on our servers. Teams are working hard to mitigate/manage. This is causing a lot of drop/connection issues. https://t.co/4GwrfHEiBE
— Mike Ybarra (@Qwik) October 4, 2022
Në një tjetër cicërimë ai tha se loja është në një sulm DDoS duke shkaktuar rënie të lidhjeve.
Blizzard zhvilloi lojën e re falas për tu luajtur për Nintendo Switch, PlayStation 4, PlayStation 5, Windows, Xbox One dhe Xbox Series X/S.
Ajo reduktoi madhësinë e ekipeve nga 6 në 5 lojtarë dhe një ekip merr vetëm një tank. Gjithashtu sjell opsione të reja si mundësia për të vendosur një ping në vendndodhjen e armikut.
Serverët për versionin e parë të Overwatch dolën offline menjëherë pas lançimit. Përveç sulmit DDoS Blizzard duhet të adresojë edhe disa probleme nga sendet tek monedha. /GameWorld Albanian