Sony PlayStation

Sony tërheq Cyberpunk 2077 nga PlayStation Store

Publikuar , 18 Dhjetor 2020
Tani Sony ka ndërmarrë hapin e paprecedent duke tërhequr versionin e PS4 nga dyqanit dixhitale dhe tha se do të fillojë ofrimin e rimbursimeve për të gjithë lojtarët. Sony tërheq Cyberpunk 2077 nga PlayStation Store

Loja e shumëpritur Cyberpunk 2077 ka pasur një debutim jo të mirë në të gjitha platformat sidomos në konsolat e gjeneratave të vjetra. Pak ditë më parë zhvilluesi CD Projekt Red kërkoi falje dhe inkurajoi përdoruesit e zhgënjyer të kërkojnë rimbursim nëse nuk duan të presin përditësimin e ardhshëm.

Tani Sony ka ndërmarrë hapin e paprecedent duke tërhequr versionin e PS4 nga dyqanit dixhitale dhe tha se do të fillojë ofrimin e rimbursimeve për të gjithë lojtarët.

Sony pranoi se disa përdorues kanë probleme dhe se ishte duke punuar për ti adresuar sa më parë. Rimbursimi do të aplikohet edhe për ata që luajnë nga PlaySation 5 ku loja funksionon më mirë.

Microsoft nuk ka ndërmarrë një veprim të ngjashëm me Xbox. Lojtarët janë ankuar për probleme të shumta për lojën e cila ka vetëm një javë që ka debutuar. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>