Duke ndjekur gjurmët e Nintendo, Sony vendosi të risjellë konsolën origjinale PlayStation Classic.
Pajisja do të kushtojë 99.99 euro dhe është e ngjashme me konsolat NES dhe SNES Classic. Ajo vjen me disa tituj si Final Fantasy VII, Tekken 3 dhe Ridge Racer type 4.
Konsola del në shitje më 3 Dhjetor.
Përveç mini-PlayStation standard, blerësit do të përfitojnë edhe kontrollerët PS1 klasikë. /GameWorld Albanian