Kratos do të rikthehet si baba. Sony prezantoi gjatë konferencës E3 serinë e radhës së God of War në Los Angeles.
Publikuesit gjithashtu tha se loja po vjen në fillim të 2018-ës. Gjatë klipit të prezantimit Sony zbuloi ndryshimet në mënyrën e betejave të God of War.
Seria e re e God of War debutoi fillimisht në 2016-ën po gjatë konferencës E3. Atë kohë kompania fliste për një rol më të maturuar të Kratos.
Ndërsa në seritë e kaluara Kratos vret pothuajse çdo zot, këtë herë ai vjen si një baba në Skandinavi. Në seritë e reja Kratos përpiqet të kontrollojë emocionet e tij dhe të jetë një shembull për fëmijët e tij. /GameWorld Albanian