Lajmet

Rikthehet Game Boy në mbrojtësen e iPhone

Mar 8 2018
0 Shpërndarje
Ajo që e bën të rëndësishme është fakti që shërben edhe si një mbrojtëse e telefonit duke i dhënë akses përdorimit të kufjeve, mikrofonit dhe portave të tjera. Rikthehet Game Boy në mbrojtësen e iPhone

Quhet Wanle Gamers Console for iPhone dhe është coveri më i fundit inovativ i prodhuar së fundmi. I përshtatet të gjithë llojeve të iPhone dhe është i pajisur me një ekran Lcd në të cilin përfshihen lojëra të ndryshme nga Tetris tek Formula 1.

Kompania Wanle është në fazën e hedhjes në treg të këtij produkti i cili do të kushtojë rreth 20$ dhe do të ketë strukturën e një Game Boy përfshi këtu edhe butonat.

Ajo që e bën të rëndësishme është fakti që shërben edhe si një mbrojtëse e telefonit duke i dhënë akses përdorimit të kufjeve, mikrofonit dhe portave të tjera.

Në momentet që përdoruesit janë të lodhur me mediat sociale dhe përdorimin e iPhone, mjafton të kthejnë telefonin dhe të luajnë lojërat e vjetra aq shumë të preferuara.

Shumë komentues e kanë cilësuar si “një udhëtim në të shkuarën” apo si “një shpërqendrim nga telefoni”. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>