Android

Pokemon Go pajiset me përbindëshat legjendarë

Publikuar , 21 July 2017
0
Përveçse do të mbajë disa aktivitete në mbarë botën, kompania do të sjellë më në fund Pokemonët legjendar në lojën mobile. Pokemon Go pajiset me përbindëshat legjendarë Photo Source: Niantic

Niantic do të lëshojë gjithë potencialin e saj ndërsa ai afrohemi përvjetorit të parë të Pokemon Go.

Përveçse do të mbajë disa aktivitete në mbarë botën, kompania do të sjellë më në fund Pokemonët legjendar në lojën mobile.

Vezët e pokemonëve legjendarë do të gjenden kryesisht nëpër palestra dhe duke qenë se është një pokemon i fuqishëm do të jetë e vështirë të gjeni nga një sa herë që e vizitoni vendodhjen.

https://www.youtube.com/watch?v=bvSe6pMvUjM

Niantic tha gjithashtu se nëse ju dhe ekipi juaj mundni një pokemon legjendar atëherë keni shansin ta kapni për vete.

Pokemoni i parë legjendar pritet të shfaqet më 22 Korrik. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>