Pas shfrytëzoi titullin Battle.net për platformën e saj të video lojërave me lojtarë të shumëfishtë për më shumë se dy dekada, gjigandi Blizzard ka vendosur ta eleminojë.
Asgjë nuk do të ndryshojë për lojtarët e World of Warcraft apo Overwatch. Battle.net debutoi në 1996 dhe solli risitë e para online për lojërat si Diablo. Atëherë lojërat me lojtarë të shumëfishtë nuk kishin atë rëndësi që kanë sot prandaj kompania e shihte të nevojshme ta paraqiste më vehte si një shërbim i ri.
Kompania tha se kjo lëvizje synon të lërë mënjëanë konfuzionin që shkaktojnë Blizzard dhe Battle.net sikur të ishin dy entitete më vehte. (Gameworld Albanian)