Lajmet

Nintendo prezanton modelin e ri Switch me ekran OLED

Publikuar , 06 Korrik 2021
Nintendo përmend vetëm rezolucionin 1080p përmes HDMI duke përjashtuar kështu spekulimet se konsola do të vinte me 4K. Nintendo prezanton modelin e ri Switch me ekran OLED

Katër vite pasi prezantoi Switch, Nintendo është rikthyer me një version të përmirësuar të konsolës e cila shkëlqeu në popullaritet.

Pas shumë spekulimesh kompania konfirmoi ekzistencën e një modeli të ri Switch me ekran OLED dhe do të kushtojë 350 dollarë. Konsola del në shitje më 8 Tetor.

Modeli më i fundit ka ekran më të madh prej 7-inç. Ekrani OLED 720p OLED është një përmirësim i modelit 6.2-inç LCD të modelit të kaluar. Kornizat e ekranit janë reduktuar ndjeshëm.

Përveç ekrani Switch i ri ka 64GB memorie të brendshme, një dok të ri që përfshin një portë ethernet, cilësi zëri e përmirësuar dhe një mekanizëm të ri për mbajtjen e konsolës vertikalisht.

Nintendo përmend vetëm rezolucionin 1080p përmes HDMI duke përjashtuar kështu spekulimet se konsola do të vinte me 4K.

Falë ekranit OLED jetëgjatësia e baterisë është rritur në 9 orë. Konsola e re është më e rëndë prej 320 gram krahasuar m 290 gram që ishte modeli i kaluar.

Telekomandat Joy-Cons do të funksionojnë edhe me modelin e ri. Kujtojmë se në Shtator të 2019-ës Nintendo prezantoi Switch Lite, një konsolë më e vogël dhe më pak e kushtueshme sesa modeli standard.

Është një prej konsolave më të shitura të Nintendo dhe që prej 2017-ës është shitur në 84.59 milionë njësi. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>