Lajmet

Nintendo lançon User Review, por e heq shumë shpejt pa asnjë shpjegim

Mar 2 2018
0 Shpërndarje
Në ambiente me dritë të paktë, kamera përdor hapjen f/1.5 ndërsa në të kundërt, hapjen f/2.4. kamera e Galaxy S9 mori kritika vetëm në një front, atë të autofokusit. Nintendo lançon User Review, por e heq shumë shpejt pa asnjë shpjegim

Kohët e fundit, Nintendo në heshtje shtoi funksionalitetin që lejonte përdoruesit të bënin komente të lojërave, por nuk kaloi shumë kohë para se të ndryshonte mendje. Një mesazh në një nga faqet e lojrave të Nintendo shkruhet se “komentet e klientëve” janë hequr nga të gjitha faqet, pasi kompania “është duke vlerësuar këtë veçori dhe funksionalitetin e saj”.

Para se funksioni të hiqej, lejoi përdoruesit e verifikuar të vlerësojnë një lojë nga 1 deri në 5 yje. Nëse klikohej në butonin “Lini koment për këtë lojë”, sistemi bënte një kontroll në llogarinë e përdoruesit, duke lejuar të komentohej loja vetëm në qoftë se ishte luajtur për të paktën dy orë.

Nintendo nuk e ka shpjeguar pse ka hequr opsionin e komenteve të klientëve nga faqja. Një problem mund të jetë kërcënimi i “bombardimeve të komenteve. Lojtarët mund të shkruajnë komente me vlerësime shumë të ulëta të lojërave në një periudhë të shkurtër kohore, gjë që ndikon në vlerësimin e përgjithshëm të lojës.

Nga ana tjetër, përshtypjet e përdoruesve janë një mënyrë e mirë për të pasur një pamje të shpejtë të cilësisë së përgjithshme të lojës për të ndihmuar përdoruesit të marrin një vendim blerjeje të zgjuar. /GameWorld Albanian

Tags >

nintendo
Lajmet e fundit>