Microsoft pas shumë kohësh vendosi të ofrojë për publikun detajet e Projektit Scorpio. Në një prononcim për Digital Foundry dhe Eurogamer, Microsoft tha se versioni i ardhshëm i konsolës Xbox One do të mbërrijë këtë vit dhe është një monstër e vërtetë:
Jo vetëm që kemi një përmirësim të dukshëm krahasuar me modelin Xbox One, por Projekti Scorpio mund edhe PlayStation 4 i cili rifreskoi konsolën vitin e kaluar me modelin Pro.
[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=RE2hNrq1Zxs” /]
Ka më shumë memorje RAM(12GB GDDR5 nga 8GB në PS4), më shumë bandwidth(326GB/s nga 218GB/s në PS4), dhe procesor më të mirë(8 bërthama 2.3 Ghz nga 2.1 Ghz në PS4).
Falë këtij hardueri të rinj, lojërat 4K do të ofrojnë një eksperiencë të pakrahasueshme. Megjithatë a do të mund të luajë lojërat e vjetra të Xbox One? /PGameWorld Albanian