Lajmet

Microsoft shtyn debutimin e Halo Infinite për vitin e ardhshëm

Publikuar , 09 Dhjetor 2020
0
Që atëherë Microsoft nuk kishte dhënë një datë specifike dhe informacioni zyrtar i fundit thotë se ka për tu vonuar të paktën me 1 vit. Microsoft shtyn debutimin e Halo Infinite për vitin e ardhshëm

Halo Infinite, loja e ardhshme e Microsoft, do të debutojë zyrtarisht në Vjeshtën e 2021 bëri të ditur zhvilluesi 343 Industries.

Loja duhej të kishte debutuar së bashku me Xbox Series X dhe S në Nëntor, por u shty në 2021 në Gusht për shkak të sfidave të krijuara nga pandemia e koronavirusit.

Që atëherë Microsoft nuk kishte dhënë një datë specifike dhe informacioni zyrtar i fundit thotë se ka për tu vonuar të paktën me 1 vit.

Në Korrik  Microsoft tregoi një demo Halo Infinite në Xbox Series X por mori kritika për grafika dhe pamjet vizuale. Ndërsa 343 Industries tha se po punon papushim për të krijuar lojën Halo më të mirë të të gjitha kohërave. /GameWorld.al

Lajmet e fundit>