Këtë pranverë po vjen në Xbox One, Xbox Game Pass, një abonim i cili u jep qasje në mbi 100 lojëra të konsolës për 9.99 dollar muaj.
Xbox Game Pass nuk është një shërbim si PlayStation Now por një abonim për shkarkimin e lojërave.
Përdoruesit të cilët paguajnë 9.99 dollar mund të luajnë lojëra si Halo5: Guardians, Payday 2, NBA 2K16 dhe SouldCalibur II duke i shkarkuar me njëherë sikur të ishin blerë dixhitalisht.
Xbox Game Pass do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme për një listë të përzgjedhur insajderash.
Më abonimi do të ofrohet ekskluzivisht për Xbox Live Gold përpara se të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit Xbox në Pranverë. /GameWorld Albanian