Lajmet

Microsoft premton shërbimin cloud gaming për PC në 2021

Publikuar , 09 Dhjetor 2020
Ndërsa përdoruesit mund të shkarkojnë lojërat në kompjuter përmes shërbimit, cloud gaming më së shumti ju vyen atyre që nuk kan një kartë grafike të fuqishme në kompjuter. Microsoft premton shërbimin cloud gaming për PC në 2021

Microsoft ndau disa informacione lidhur me axhendën e shërbimit cloud gaming. Përveç pajisjeve Android, kompania konfirmoi shërbimin për më shumë platforma. Microsoft do të lançojë shërbimin cloud gaming në iOS por edhe desktop.

Projekti i quajtur fillimisht Project xCloud dhe është shërbim i cili mundëson luajtjen e lojërave të Xbox nga pajisje që nuk janë Xbox. Lojërat janë në një server në një qendër të dhënash pranë përdoruesit.

Videoja transmetohet në pajisje dhe ndërveprimet varen të gjitha tek serveri. Nuk është një shërbim më vete. Secili përdorues që abonohet në Xbox Game Pass Ultimate për 14,99 dollarë përfiton akses falas në platformë.

Së shpejti kompania premtoi të ofronte shërbimin në PC ose përmes aplikacionit Xbox ose përmes shfletuesit ueb. Ndërsa përdoruesit mund të shkarkojnë lojërat në kompjuter përmes shërbimit, cloud gaming më së shumti ju vyen atyre që nuk kan një kartë grafike të fuqishme në kompjuter.

Në lidhje me iOS, Microsoft do të lançojë cloud gaming përmes shfletuesve për shkak të rregullave kufizuese të App Store. Edhe Nvidia ka një shërbim të tillë që është në fazën beta, GeForce Now për shfletuesit në iOS.

Nëse keni një telefon apo tablet Android, Xbox cloud gaming është i aksesueshëm nga aplikacioni Xbox Game Pass. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>