Lajmet

Microsoft lançon shërbimin streaming të lojërave xCloud

Publikuar , 19 Prill 2021
Që të përfitojnë nga ky shërbim përdoruesit duhet të kenë një abonim Xbox Game Pass Ultimate. Microsoft lançon shërbimin streaming të lojërave xCloud

Microsoft lajmëroi ditën e sotme se shërbimi streaming i lojërave xCloud do të jetë i dispoueshëm për testuesit në iPhone, iPad dhe PC duke filluar nga dita e nesërme.

Shërbimi streaming do të debutojë në fazën beta dhe aktualisht ofrohet vetëm përmes një ftese. Me kalimin e kohës më shumë tituj do të shtohen në shërbimin me pagesë në formë abonimi.

Që të përfitojnë nga ky shërbim përdoruesit duhet të kenë një abonim Xbox Game Pass Ultimate. Testimi do të lançohet në 22 vende të botës dhe afro 100 lojëra do të jenë të disponueshme në momentin e debutimit me tituj si Tell me Why apo hite si Destiny 2.

Për shkak të politikave të Apple, shërbimi në iOS nuk ofrohet si një aplikacion por aksesohet përmes shfletuesit Safari. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>