Lajme lojërash

Mamaja e lojtarit profesionist bëhet vetë një lojtare esportesh

Publikuar , 09 Shtator 2021
Anne ka 430 mijë ndjekës në Twitch dhe 165 mijë në YouTube. Ajo shpreson që shumë shpejtë të arrijë në 1 milionë ndjekës. Mamaja e lojtarit profesionist bëhet vetë një lojtare esportesh

Nëna e një prej lojtarëve profesionistë më të mirë në botë të Fortnite ka nënshkruar kontratë me një organizatë gaming për të zhvilluar karrierën e saj.

58 vjeçarja Anne Fish, ka kenë menaxhere e djalit të saj Benjy “Benjyfishy” Fish, që ku i hyri karrierës si lojtar profesionist 3 vite më parë.

Ajo thotë se ka filluar të luajë që prej muajit Shkurt për ta kuptuar më mirë lojën. Shumë shpejt grumbulloi një numër të lartë ndjekësish online dhe tashmë ka nënshkruar kontratë me një kompani esportesh.

Anne ka 430 mijë ndjekës në Twitch dhe 165 mijë në YouTube. Ajo shpreson që shumë shpejtë të arrijë në 1 milionë ndjekës.

Hera e fundit që kishte mbajtur në dorë një kontroller konsole ishte 15 vite më parë kur po i mëson djalit më të madh të luante Nintendo 64.

Detajet e punësimit të saj nuk u zbuluan, por tani e tutje do të paguhet nga Galaxy Racer për videot që publikon duke luajtur për fansat e saj në median sociale. /GameWorld Albanian

Tags >

Fortnite
Lajmet e fundit>