Android

Loja strategjike klasike Total War vjen në Android dhe iOS

Publikuar , 16 Mars 2022
Lançuar për herë të parë në 2006 në PC, lojtarët e Medieval II mund të kontrollojnë 17 fraksione në një fushatë për të ndërtuar një perandori mesjetare. Loja strategjike klasike Total War vjen në Android dhe iOS

Një prej lojërave klasike strategjike po vjen në platformat mobile. Më 7 Prill Sega do të lançojë Total War: Medieval II në Android dhe iOS bëri të ditur kompania.

Lançuar për herë të parë në 2006 në PC, lojtarët e Medieval II mund të kontrollojnë 17 fraksione në një fushatë për të ndërtuar një perandori mesjetare.

Si me çdo seri tjetër Total War, përdoruesit duhet të shfrytëzojnë një kombinim fuqie ushtarake, ekonomike dhe diplomatike për ta bërë fraksionin e tyre më të fuqishmin në skenën botërore.

Sega thotë se versioni mobil i Medieval II risjell eksperiencën desktop pa kompromentuar asgjë. Studioja Feral Interactive e cila ka portuar më parë Total War: Rome në Android dhe iOS, do të bëjë edhe portimin e versionit të ri duke e përshtatur për ekranet me prekje.

Total War: Medieval II do të kushtojë 15 dollarë. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>