Android

Loja e famshme e Pokémon pritet të lançojë versionin e saj më të ri në 2022

Publikuar , 11 Janar 2022
Versioni i ri do jetë i disponueshëm me pakicë dhe për këtë të interesuarit mund të bëjnë një pre order.   Loja e famshme e Pokémon pritet të lançojë versionin e saj më të ri në 2022

E zhvilluar nga Game Freak dhe e publikuar nga The Pokémon Company për Nintendo Switch është pjesë e gjeneratës së 8-të të kësaj video game.

Data e saktë kur pritet të lançohet është 28 janar 2022. Shumë pak detaje si koha janë zbuluar në mënyrë zyrtare nga vetë zhvilluesit e kësaj loje. Megjithatë mes shumë gjërave që akoma nuk dihen , të tjera detaje janë zbuluar dhe qarkullojnë nëpër rrjete sociale.

Nga informacionet e zbuluara në Twitter, bëhet me dije se lojtarëve do ju duhet të plotësojnë Hisui Pokedex para se të marrin Arceus-in, hap ky i cili do marre goxha kohë. Bashkëngjitur kësaj thuhet se është krijuar një sistem i ri statistikash, nuk do ketë aftësi apo tipare të ruajtura.

Ky version i  ri do luhet vetëm me një lojtar. Versioni i ri do jetë i disponueshëm me pakicë dhe për këtë të interesuarit mund të bëjnë një pre order.

Dhe si rrjedhojë gjithë keto veçori i kanë ndarë fansat në mënyrë të tillë që disave po ju duken interesante ndryshimet e bëra dhe të tjerët që nuk i pëlqejnë këto të fundit./Game World Albanian

Lajmet e fundit>