Zhvilluesi King ka publikuar versionin e 2,000 të lojës së famshme Candy Crush Saga. Titulli debutoi në 2012-tën dhe rezultoi në një nga goditjet më të bujshme në industrinë e lojërave një biznes 36 miliard dollarësh.
Suksesi i lojës ngriti zhvilluesin në pozitat më të larta të industrisë duke tërhequr vëmendjen e Activision Blizzard i cili e bleu për 5,9 miliard dollar. Janë të pakta ato lojëra të cilat justifikojnë 2,000 nivele e kjo e gjitha falë popullaritetit.
King publikoi edhe një infografik në shenjë festimi të arritjeve më të fundit. (GameWorld Albanian)