Gameplay

Diablo IV sjell disa prej skenave më gjakatare në 2023

Publikuar , 14 Qershor 2022
Përveç klasave të prezantuar tashmë si magjistarët, barbarët, druidët dhe rogue, Activision Blizzard zbuloi një klasë të 5-të e cilat mund të luhet: Necromancer. Diablo IV sjell disa prej skenave më gjakatare në 2023 Photo Source: Blizzard

Diablo IV, versioni i ardhshëm madhor i lojës shumë popullore të Activision Blizzard, do të jetë i disponueshëm në 2023 njoftoi kompania ditën e Dielë.

Kur të debutojë do të ofrohet për PC, Xbos Series X/S, Xbox One, PS5 dhe PS4. Si me versionet e kaluar, ky i fundit do të sjellë skena gjakatare.

Përveç klasave të prezantuar tashmë si magjistarët, barbarët, druidët dhe rogue, Activision Blizzard zbuloi një klasë të 5-të e cilat mund të luhet: Necromancer.

Lajmi vjen pak ditë pasi Diablo Immortal debutoi në smartfonët dhe PC në fillim të këtij muaji. Loja është kritikuar për koston e saj ndërsa Diablo shpreson që me versionin e ri të shmangë këto probleme që nga debutimi.

Diablo IV do të jetë një lojë me çmim të plotë ndërtuar për tu luajtur në PC dhe konsolë. Administratori i komunitetit global të Diablo Adam Fletcher premtoi përmbajtje të shumta për të gjithë ndërsa ato me pagesë do të jenë mjete kozmetike dhe pako të plota ekspansioni. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>