Lajme lojërash

Cyberpunk 2077 ka shitur 13 milionë kopje

Publikuar , 22 Dhjetor 2020
Zakonisht studiot nuk japin shifra vetëm nëse një lojë po performon mirë. Cyberpunk 2077 ka shitur 13 milionë kopje

Pavarësisht nga të gjitha polemikat që shkaktoi debutimi i Cyberpunk 2077, loja ka rezultuar një hit. Studioja pas lojës CD Projekt ka shitur 13 milionë kopje të lojës deri më 20 Dhjetor.

Shitjet përfshijnë të gjitha platformat, përfshirë konsolat PlayStation dhe Xbox. Një llogaritje e thjeshtë tregon se nga këto shitje Cyberpunk 2077 ka gjeneruar 780 milionë dollarë të ardhura.

Kjo e vendosë lojën ndër titujt më të preferuar. Red Dead Redemption 2 ka gjeneruar 725 milionë dollarë në javën e parë ndërsa Call of Duty: Modern Warfare plot 600 milionë dollarë në 3 ditët e para.

Zakonisht studiot nuk japin shifra vetëm nëse një lojë po performon mirë. Gjithashtu ndikon pozitivisht në financat e kompanisë dhe investitorët në një kohë kur po tërhiqet nga dyqanet e konsolave si Sony dhe Xbox për problemet që ka pasur si lojë. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>