Fansat e të gjitha lojërave MOBA mund të shtojnë dhe një lojë tjetër në listën e tyre.
Chaos Online është krijuar nga Neoact dhe e publikuar nga Asiasoft, ka “hapur dyert” për fazën beta më 29 maj. Gjithsesi fillimisht do të jetë e disponueshme vetëm në vendet e Azisë Juglindore.
Gjithashtu kompania do të mbajë një kampionat me çmim final 10,000 $. Kampionati i parë i këtij tipi do të fillojë në korrik. Chaos Online është një lojë MOBA falas me 80 heronj të ndarë në dy kampe.
Ndryshe nga lojërat e tjera të llojit të vet, lopatarët mund të shkatërrojnë natyrën për të hapur rrugë të reja. Detaje më të hollësishme mund ti gjeni në faqen zyrtare të lojës. (GameWorld Albanian)