Lajme lojërash

Call of Duty: Warzone vijon luftën me mashtrimet

Publikuar , 04 Shkurt 2021
Vendimi erdhi pak pasi transmetuesi Vikkstar me emrin e vërtetë Vikram Singh Barn, tha se do të largohej nga Warzone për shkak të mashtrimeve. Call of Duty: Warzone vijon luftën me mashtrimet

Call of Duty: Warzone ka dëbuar mëse 60 mijë llogari në një ditë të vetme sepse mashtruan në lojë.

Publikuesi Activision zbuloi se loja ka softuerin e vet të integruar kundër mashtrimeve pas kërkesës së vazhdueshme të lojtarëve.

Shumë transmetues online të lojërave kanë kritikuar Call of Duty sepse është pushtuar nga hakerët. Më shumë se 300 mijë dëbime të përhershme janë lëshuar që nga debutimi i lojës në Mars të vitit të kaluar.

Lojëra të tjera popullore si Fortnite dhe Fall Guys transferojmë kodin e tyre kundër mashtrimeve jashtë.

Vendimi erdhi pak pasi transmetuesi Vikkstar me emrin e vërtetë Vikram Singh Barn, tha se do të largohej nga Warzone për shkak të mashtrimeve.

“Kjo duhet të rregullohet2 ju thoshte ai 7 milionë ndjekësve të tij. “Përndryshe ka për të qenë fundi i lojës,” vijoi më tutje.

Activision ka lajmëruar edhe masa të tjera parandaluar me përditësimin javore, raportime brenda lojës dhe verifikim me dy faktorë. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>