Lojërat

Call of Duty Modern Warfare II Multiplayer vjen më 15 Shtator

Publikuar , 08 Gusht 2022
Së bashku me modalitetin multiplayer, Infinity Ward tha se do të tregojë sesi do të ngjajë e ardhmja e Call of Duty me më shumë detaje lidhur me titullin e ardhshëm Call of Duty Warzone dhe versionin mobil. Call of Duty Modern Warfare II Multiplayer vjen më 15 Shtator

Activision dhe Infinity Ward pritet të zbulojnë modalitetin multiplayer për Call of Duty: Modern Warfare II më 15 Shtator.

Gjithashtu kompania njoftuan se versioni i parë beta i mbyllur do të mbërrijë në konsolat PlayStation më 16 dhe 17 Shtator ndërsa nga data 24 Shtator do të jetë beta e hapur për të gjithë konsolat dhe kompjuterët personalë.

Pas një aksesi të parë më 18-20 Shtator në PlayStation 4 dhe 5, loja do të jetë e disponueshme më 22-23 Shtator si beta e mbyllur në Xbox.

Së bashku me modalitetin multiplayer, Infinity Ward tha se do të tregojë sesi do të ngjajë e ardhmja e Call of Duty me më shumë detaje lidhur me titullin e ardhshëm Call of Duty Warzone dhe versionin mobil.

Modern Warfare II është pasardhës i Call of Duty: Modern Warfare bazuar në seritë origjinale lançuar në 2007. Titulli do të debutojë më 28 Tetor dhe të kushtojë 70 dollarë në të gjitha platformat. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>