Lajmet

8 vjeçari bëhet lojtari profesionist i Fortnite më i ri në botë

Publikuar , 02 Mars 2021
Fortnite është një lojë "first person shooter" që luhet nga miliona njerëz në mbarë botën. Joseph jeton në Kaliforni dhe ka luajtur Fortnite që kur ishte në moshën 4 vjeçare. 8 vjeçari bëhet lojtari profesionist i Fortnite më i ri në botë

Për shumë fëmijë momente të paharrueshme janë ato kur ju fryjnë qirinjve mbi një tortë në datëlindjen e tyre të 8-të.

Megjithatë për Joseph Deen, moment i paharrueshëm ishte kur nënshkroi një kontratë si lojtar profesional.

Joseph është lojtari profesionist më i ri me pagesë i Fortnite pasi ju bashkua ekipit Team 33 Dhjetorin e kaluar. Ekipi i esporteve nga Kalifornia e ftuan Deen në zyrtat e tyre për ti dhënë një bonus nënshkrimi të kontratës prej 33 mijë dollarë dhe një kompjuter të performancës së lartë.

Fortnite është një lojë “first person shooter” që luhet nga miliona njerëz në mbarë botën. Joseph jeton në Kaliforni dhe ka luajtur Fortnite që kur ishte në moshën 4 vjeçare.

Sipas uebsajtit esportsearning.com vetëm dy nga 10 lojtarët më të paguar Fortnite janë mbi moshën 18 vjeç.

Megjithatë sipas autoriteteve certifikuese Joseph është tepër i ri për të luajtur Fortnite. Loja debutoi për herë të parë në 2017-ën dhe vlerësohet me certifikimin PEGI12 ose ESRB për nga dhuna që përmban në të.

Ambicia e Joseph është të bërë një super yll gaming. /GameWorld Albanian

Tags >

Fortnite
Lajmet e fundit>