Lajme lojërash

Zynga tejkalon parashikimet, por zvogëlohet numri i përdoruesve aktivë

Oct 27 2013
0 Shpërndarje
Zynga tejkalon parashikimet, por zvogëlohet numri i përdoruesve aktivë

Gjatë të enjtes, Zynga publikoi rezultatet e veta për tremujorin e tretë të vitit 2013 dhe paraqiti një humbje prej 68 mijë dollarë, që është shumë më pak se sa ndërmarrja e lojërave kishte pësuar vitin e kaluar në të po të njëjtën periudhë kohore, humbje të cilat arritën shifrën prej 52 milionë dollarësh.

Dhe, për shkak se humbja ishte e pakët, duke tejkaluar pritjet e vetë Zynga-s për këtë tremujor të vitit, aksionet e veta pësuan një ngritje prej 12 për qind.

Ky lajm i mirë është vetëm një shtresë e “sheqerit” në krahasim me anën tjetër. Përfitimet në tremujorin e tretë nga Zynga ishin vetëm 203 milionë dollarë, që paraqet një rënie prej 36 për qind vit-për-vit dhe një rënie prej 12 për qind nga tremujori i mëparshëm.

Po ashtu, numri i përdoruesve aktivë ditorë dhe mujorë ka pësuar rënie. Ndërmarrja humbi pothuajse 25 përqind të përdoruesve të vet aktivë ditorë në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2013. Dhe Zynga humbi pothuajse 30 për qind të përdoruesve të vet aktivë mujorë nga tremujori i dytë i vitit 2013. Nga tremujori i tretë i vitit 2012, statistikat kanë pësuar rënie 49 për qind, respektivisht 57 për qind.

Por siç duket Zynga do të përparojë nga kjo gjendje. Për tremujorin e katërt të këtij viti, ndërmarrja projektoi të hyra përgjatë vlerave 175 milionë dollarë deri në 185 milionë dollarë dhe një humbje neto prej 31 milionë deri në 21 milionë dollarë. Pas një vere në të cilën ndërmarrja pakësoi fuqinë e vet punëtore prej 18 për qind dhe mbylli Omgpop, një ndërmarrje për lojëra të cilën e bleu për 200 milionë dollarë, muajt e ardhshëm për Zynga-n do të shikohen me kujdes për të parë se si ndërmarrja pritet të jetë në vitin 2014. (GameWorld Albanian)

Tags >

zynga
Lajmet e fundit>