Lojërat

Zynga publikon lojën Farmville 2

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Zynga publikon lojën Farmville 2

Farmville 2 është ndërtuar mbi lojën origjinale të simulimit të fermës duke shtuar edhe grafikë 3D, që u mundëson lojtarëve të shikojnë botën nga pikëpamje të ndryshme. Përdoruesit nuk mund të marrin artikuj nga loja paraprake, duke shtuar kështu në lojë një nxitje për të blerë mallëra për të shpejtuar procesin.

Investitorët shpresojnë se kjo lojë do të bëhet shumë më atraktive dhe e popullarizuar. Edhe pse Zynga ofron versione “express” të disa prej lojërave të saj nëpërmjet aplikacionit celular të Facebook, detajet rreth përfshirjes së Farmville 2 në rrjetin social nuk janë bërë të njohura, dhe nga ana tjetër as Facebook nuk ka njoftuar për ndonjë plan për përfshirjen e kësaj loje në platformën e vet.

Shtesat e lojës

Loja u publikua gjatë konferencës për shtyp të Zynga Unleashed, që u mbajt në selinë qëndrore të kompanisë në San Francisko. Një nga gjërat që njerëzit do të dallojnë menjëherë është se kjo është loja e parë 3D. Të gjitha ndërtesat, bimët dhe kafshët shfaqen në 3D. Ju mund t’i shikoni ato nga disa përspektiva, dhe ato mund të rrotullohen për t’i parë në më shumë detaje.

Loja gjithashtu ka dhe më shumë elemente sociale dhe më tepër punë artizanale: bimët që ju korrni janë ato që ju përdorni në lojë për t’i bërë gjërat e tjera, si në një fermë të vërtetë.

Fitimi i parave

Sipas shërbimit të ndjekjes së trafikut Appdata, Farmville origjinal gjatë muajit mars 2010, arriti kulmin me 82 milionë përdorues që e luanin lojën të paktën një herë në muaj. Pas më shumë se dy vitesh, Zynga bëri me dije se kjo lojë ishte përfituesi i saj më i madh, që përbënte 29% të të ardhurave në tre muajt e parë të 2012. Të dhënat e fundit nga Appdata tregojnë se 21.7 milionë përdorues ende hyjnë në lojë të paktën një herë në muaj për t’u kujdesur për bimët, pemët dhe kafshët e tyre. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>