Lajme lojërash

Zynga.com, lojtarët nuk do e kenë të detyrueshëm aksesin nëpërmjet Facebook-ut

Mar 24 2013
0 Shpërndarje
Zynga.com, lojtarët nuk do e kenë të detyrueshëm aksesin nëpërmjet Facebook-ut

Zynga ka njoftuar që log-in në faqen e vet nëpërmjet Facebook do të jetë opsional. Kjo do të thotë se duke filluar që prej javës që vjen lojtarët që dëshirojnë të luajnë në Zynga.com nuk do të kenë nevojë për një llogari Facebook-u për të aksesuar lojërat.

Momentalisht për lojtarët është e detyrueshme që të veprojnë kështu. Kjo na kujton se Zynga që dëshiron të shndërrohet në një platformë lojërash për të mos qenë thjesht zhvilluese lojërash vazhdon të ketë varësi nga Facebook. Zynga vërtet po përpiqet të largohet nga partneri i vet Facebook, por e ka shumë të qartë se nuk mund të shkëputet tërësisht.

“Ne duam të sigurohemi se lojtarët aktualë të zynga.com vazhdojnë të kenë përvojën më të mirë të mundshme. Të gjithë lojtarët do të kenë opsionin e lidhjes me Facebook-un duke pasur mundësinë të vazhdojnë të luajnë me miqtë si dhe mund të përcaktojnë njëkohësisht progresin e lojërave në varësi të përzgjedhjes se çfarë do të ndajnë me komunitetin e lojtarëve.” shkruhej në blogun e Zynga-s.

Nuk është i habitshëm fakti që Zynga dëshiron ta mbajë opsionin e aksesit nëpërmjet Facebook, ka dhe plot faqe të tjera që veprojnë në të njëjtën mënyrë për të nxitur aksesin e shpejtë nga përdoruesit potencialë. Në fakt shumë kompani integrojnë opsionin e log-in në faqet e tyre. (GameWorld Albanian)

Tags >

zynga
Lajmet e fundit>