Lojërat

Zvogëlohet për 50% çmimi i lojës Crysis

Jan 11 2012
0 Shpërndarje
Zvogëlohet për 50% çmimi i lojës Crysis

 

EA ka zvogëluar për 50% çmimin e lojës Crysis në PSN, duke e bërë kështu çmimin e lojës vetëm 7.99 funta dhe kjo zbritje do të vlejë nga tani deri në fund të janarit të këtij viti.

 

Loja, e cila është një shndërrim i konzollës Crytek e cila kishte dalur gjatë vitit 2007 dhe ishte për kompjuterët personalë, zakonisht shitet në PSN për 15.99 funta.

Kjo ulje kaq e madhe e çmimit gjatë periudhës së sipërcekur është si pjesë e fushatës së rrjetit të gjerë të ndërmarrjes EA, e cila ka bërë zvogëlimin e çmimit edhe të lojërave të tjera për rreth 30%, duke përfshirë Burnout Crash dhe NBA Jam dhe versionet ‘Super Bundle’ të Dead Space 2, Need For Speed: Hot Pursuit dhe Burnout Paradise.

Ofertat shtesë janë të gatshme për abonuesit e PlayStation Plus./gameworld.al

 

Lajmet e fundit>