Lojërat

Zhvilluesit e Shadow Warrior 2: DRM-ja është humbje kohe

Nov 1 2016
0 Shpërndarje
Zhvilluesit e Shadow Warrior 2: DRM-ja është humbje kohe

Shadow Warrior 2 duhet të lavdërohet për larminë e armëve, prodhimin rastësor të niveleve, dhe për cilësinë e funksionalitetit të zhanrit shooting. Me sa duket, loja ka një funksionalitet tjetër që me siguri do të tërheqë lavdërime nga shumë lojtarë: mungesën e plotë të mbrojtjes ndaj piraterisë apo të menaxhimit të të drejtave digjitale, të cilat për zhvilluesit duken qartë një humbje kohe.

Në një intervistë të kohëve të fundit me Kotaku, Narkowicz i cili është një zhvillues, shpjegoi pse ai ndjeu se vlera e propozuar e DRM nuk ia vlente. “Çdo DRM do të duhej të implementohej dhe të testohej,” i tha ai Kotaku. “Ne preferojmë më shumë që harxhojmë resurset tona në bërjen sa më të mirë të lojës në kushtet e cilësisë, se sa të harxhojmë kohë dhe para në vendosjen e një mbrojtjeje që në fund nuk do të funksionojë.”

Komentet anti-DRM vijnë në mes të një beteje mes thyesve të lojërave dhe Denuvo, zgjidhja DRM më e mirë për momentin. Pasi  i irritoi thyesit për muaj me një rekord të pathyeshëm mbrojtjeje, thyerje të vogla filluan të zhvilloheshin në DRM e Denuvo-s këtë verë, me një numër lojërash që po pirateroheshin pavarësisht mbrojtjes.

Këto thyerje të DRM për lojëra specifike raportohet se po modifikohen për tu përdorur edhe për shumë lojëra të tjera me të njëjtët bazë mbrojtjeje, megjithatë Denuvo po punon për ti mbyllur këto vrima në debutimet e ardhshme. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>