Lojërat

Zhvilluesi i Wasteland 2: Valve ka nxjerrë luajtjen në PC nga “epokat e errëta”

May 1 2014
0 Shpërndarje
Zhvilluesi i Wasteland 2: Valve ka nxjerrë luajtjen në PC nga “epokat e errëta”

Sipas Brian Fargo nga inXile Entertainment, i cili njihet si udhëheqës i zhvillimit të lojës Wasteland 2, Vale me lojërat Half-Life dhe Portal nxorën luajtjen në PC nga “epokat e errëta”. “Ata janë shpëtimtarët e PC-së sipas asaj që e di unë,” tregoi Fargo për Eurogamer në një intervistë të re. “Ato kanë qenë të shkëlqyera. Ju mendoni se ku ishim ne të gjithë, si në një epokë të errët, kur nuk kishte gjë. Atje kishte vetëm flash.” Fargo e lavdëroi platformën Steam për mënyrën se si i thyen barrierat tradicionale nëpërmjet gjërave si shpërndarja dixhitale, që iu mundëson zhvilluesve të shesin lojërat e tyre drejtpërdrejt për konsumatorë shpesh pa ndërmjetësimin e publikuesit.

“Valve ka hapur një rrugë për të marrë drejtpërdrejt audiencën në një mënyrë që nuk është politizuar, ose që na shtyn neve që të bëjmë gjëra ekskluzive ose të gjitha gjërat e tjera që i bëjnë djemtë e konsollave.” Fargo më tej tha që djemtë e konsollave (ku kishte për referim kompanitë si Microsoft, Nintendo dhe Sony),” i vendosin të gjitha llojet e armëve në kokat tona,” kur është fjala për marrëveshjet për publikim.

Natyrisht, Valve ka kontroll të plotë mbi tregun e vet Steam dhe do të mund të implementonte masa të reja kushtëzuese nëse do të dëshironte. Por Fargo nuk e sheh këtë duke ndodhur. “Valve e ka tërë këtë fuqi, por ata nuk e përdorin atë. Ata na lënë neve të punojmë më një sistem të hapur,” tha ai. “Kështu që për atë unë nuk mund të përmendi mjaftueshëm gjërat e shumta të mira për ta.” (GameWorld Albanian)

Tags >

Valve
Lajmet e fundit>