Lajme lojërash

Zhvilluesi i Minecraft paraqet lojën e re me pamje të çuditshme të kalit

Jun 9 2014
0 Shpërndarje
Zhvilluesi i Minecraft paraqet lojën e re me pamje të çuditshme të kalit

Loja më e fundit e Markus “Notch” Persson është e tëra rreth një kali dhe një topi. Ajo përfshin udhëheqjen e katërkëmbëshit përgjatë terreneve malore, nganjëherë duke u penguar nga ndonjë sferë gjigante rreth të njëjtit ambient e pak më tepër. Sipas një postimi në Reddit, Cliffhorse ishte frymëzuar nga referencat e vet Notch-it për strukturën e çuditshme fizike të kuajve në The Elder Scrolls V: Skyrim.

Iu deshën Notch-it rreth dy orë me makinën e lojës Unity, një numër të aseteve pa pagesë dhe përkrahje nga publiku për të krijuar lojën që mund të shkarkohet pa pagesë. I njohur më së miri për lojën Minecraft, ai thotë që Cliffhorse është një frazë e përsëritur në “përpjekjen e vështirë minimale të lojërave Greenlight” dhe suksesit të pabesueshëm të Goat Simulator. Notch shtoi, “Unë po ashtu e hodha një goditje të dashur në pagesën për qasje të hershme, që është mënyra se si Minecraft erdhi deri këtu.”

Ndonëse gjë e panevojshme, është e mundshme që të blihet “qasja e hershme” në Cliffhorse me dogecoin, që është një monedhë kriptografike që është frymëzuar nga zhvilluesi suedez. Gjatë këtyre ditëve, loja ka bërë gati 280 mijë doge, ose rreth 100 dollarë. “A është ironike blerja e një loje ironike për para ironike që janë ironike?” pyet Notch. “Unë nuk e di. A duhet të jetë?” Cliffhorse është për momentin vetëm për Windows dhe nuk ka ndonjë paralajmërim se do të marrë përditësime në të ardhmen. (GameWorld Albanian)

Tags >

minecraft
Lajmet e fundit>