Android

Zhvilluesi i Flappy Bird premton rikthimin e lojës

May 15 2014
0 Shpërndarje
Zhvilluesi i Flappy Bird premton rikthimin e lojës

Zhvilluesi i lojës së diskutueshme e cila kishte pasur një ngritje befasuese lajmëron që kjo lojë do të rikthehet dhe do të ofrojë mundësinë e luajtjes së shumë lojtarëve. Nguyen tregoi për Kelly Evans të CNBC-së që loja me siguri nuk do të vijë së shpejti. Ajo do të jetë në formën që krijon më pak varësi, thotë ai, që është lajm i mirë për njerëzit që kënaqen me jetët e tyre dhe i jetojnë plotësisht ato.

Flappy Bird është një lojë shumë e thjeshtë, por mjaft e vështirë që ishte në dispozicion për telefonët mobilë derisa Nguyen vendosi që nuk duhet të ishte më, që me siguri e kishte marrë këtë vendim për shkak të komenteve të shumta negative që kishte marrë në lidhje me vështirësinë e luajtjes së kësaj loje.

Nguyen më parë cicëroi që loja do të rikthehet, në një formë disi të ndryshuar ndonëse ai nuk e preku se si do të ndryshohet në këtë kohë. Ai tani thotë që loja është planifikuar të lëshohet gjatë muajit gusht. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>