Lajme lojërash

Zhvilluesi i Capcom: Lojërat e gjeneratës së ardhshme kërkojnë 8-10 herë më tepër punë

Jan 15 2014
0 Shpërndarje
Zhvilluesi i Capcom: Lojërat e gjeneratës së ardhshme kërkojnë 8-10 herë më tepër punë

“Është e qartë që rritja e cilësisë së lojës çon në rritje të numrit të orëve të punës,” tha në një intervistë të postuar në uebfaqen zyrtare të kompanisë, menaxheri i lartë i Menaxhimit të Teknologjisë në Capcom, Masaru Ijuin.

“Sasia e punës së përfshirë në prodhim të lojërave për konsollat e gjeneratës së ardhshme është tetë deri në dhjetë herë më tepër se sa që kërkohet për gjeneratën e tanishme të konsollave.”

Ijuin diskutoi punën që ai është duke e bërë në makinën e re Panta Rhei të Capcom-it për Xbox One dhe PlayStation 4, të cilën e përdor Deep Down. Ajo do të zëvendësojë makinën e vet të tanishme MT Framework të cilën Capcom e përdori për të ndërtuar të gjitha lojërat e veta për Xbox 360 dhe PlayStation 3.

“Duke shikuar përpara zhvillimin e lojërave për konsollat e gjeneratës së ardhshme, ne e menduam që kemi nevojë që ta ndryshojmë tërësisht ambientin e zhvillimit për të përballuar më mirë harduerin të cilt po i shtohet ndërlikueshmëria,” tha Ijuin. “Kjo është pse ne kemi filluar zhvillimin e kësaj makine të re.”

Ai tha që nëse ndërmarrja vendosi që thjesht të përmirësojë makinën MT Framework, ajo do të mund të zvogëlonte kohën e nevojshme për punë nga një orë në 30 minuta, por që qëllimi i tij është të zvogëlojë ata 30 minuta në 10.Derisa Capcom do të përdor vetëm Panta Rhei për Xbox One dhe PS4 për të shkuar përpara,