Lojërat

Zhvilluesi i Candy Crush Saga del në publik, kërkon të rrisë vlerën në 500 milion $

Feb 25 2014
0 Shpërndarje
Zhvilluesi i Candy Crush Saga del në publik, kërkon të rrisë vlerën në 500 milion $

King (Mbreti) zhvilluesi pas Candy Crash Saga, shpall se ka paraqitur një formë regjistrimi tek USSEC (Komisioni Amerikan për Sigurinë dhe Këmbimin) dhe ka vendosur të dalë në publik. Zhvilluesi i lojës planifikon të fitojë 500 milion dollarë përmes kësaj dalje publike. Për momentin është e pa qartë se sa aksione do të ofrohen në bursë. Mesa duket King (Mbreti) do të përdorë emrin e tij si simbol në bursën e New York-ut titulluar “King”.

King njihet mjaft mirë për Candy Crash Saga, por kompania gjithashtu është përfshirë në një skandal, ngaqë ka cilësuar si markë të saj fjalët “Candy” dhe “Saga”. Por komuniteti i zhvilluesve të lojërave nuk qëndroi pa bërë asgjë. Një fushatë në internet e quajtur “Candy Jam” u lançua kohët e fundit. Ajo ka për qëllim të inkurajojë zhvilluesit të krijojnë lojëra të thjeshta të cilat përmbajnë në titujt e tyre fjalët e lartpërmendura si një element loje. Aktualisht më shumë se 450 lojëra janë krijuar si pjesë e fushatës “Candy Jam” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>