Lojërat

Zhvilluesi i Candy Crush: E ardhmja e lojërave do të jetë rreth luajtjes falas dhe mikro-transaksioneve

Apr 16 2014
0 Shpërndarje
Zhvilluesi i Candy Crush: E ardhmja e lojërave do të jetë rreth luajtjes falas dhe mikro-transaksioneve

Sipas zhvilluesit të Candy Crush, King, e ardhmja e lojërave do të jetë rreth modeleve pa pagesë, por që kanë disa mikro-transaksione. “Mikro-transaksionet janë aq të fuqishme dhe definitivisht një model shumë i mirë,” tregoi për IGN, Tommy Palm nga King Games. “Unë mendoj që të gjitha kompanitë duhet të kalojnë në atë.” Palm e pranoi që ata që luajnë tepër nuk janë të kënaqur për momentin me modelin e tanishëm falas dhe me mikro-transaksione, por ai thotë që kjo gjë do të ndryshojë.

“Nëse do t’i pyetnit ata për periudha afat-gjate, “A dëshironi të vazhdoni të luani lojën tuaj të parapëlqyer për vitet që vijnë?” dhe përgjigja do të jetë po.” Palm flet rreth modelit “lojërat si shërbim”, ku një lojë është më tepër si platformë sipas të cilës përmbajtja e re ofrohet në një bazë të rregullt. Po ashtu në intervistë, Palm tha që zhvilluesit duhet të sigurohen që ata nuk janë “duke i mjelur” konsumatorët përgjatë praktikave “babëzuese”.

“Unë mendoj që për kompanitë është shumë e rëndësishme të gjendet një balancë e mirë. Lojërat pa pagesë janë vështirë të realizueshme dhe ju vërtet duhet të jeni të mirë që ta bëni atë të ndjehet e baraspeshuar për lojtarë. Kështu që nuk është aq babëzuese,” tha ai. Palm tregoi që King ka adoptuar praktikën e dizajnit të lojërave të veta, si Candy Crush Saga, kështu që ata asnjëherë nuk i detyrojnë lojtarët që të paguajnë. Kjo nuk është vetëm ide, por realitet, siç e përmendi Palm që më tepër se gjysma e lojtarëve që të cilët e arrijnë nivelin e fundit në Candy Crush nuk kanë paguar për të arritur atje. Më tepër se 93 milionë njerëz luajnë Candy Crush Saga çdo ditë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>