Lajme lojërash

Zhvilluesi i Battlefield: Linux ka nevojë për një aplikacion “vrasës” për t’u përhapur

Oct 21 2013
0 Shpërndarje
Zhvilluesi i Battlefield: Linux ka nevojë për një aplikacion “vrasës” për t’u përhapur

Sipas drejtorit kreativ të studios së Battlefield, DICE, Lars Gustavsson, me një aplikacion ose lojë “vrasëse”, sistemi operativ me burim të hapur, Linux, mund të vërente kalimin e një numri të madh të lojtarëve në industrinë e lojës.

“Ne fuqishëm dëshirojmë që të futemi në Linux për një arsye,” tha Gustavsson për Polygon. “Iu desh Halo-së për herë të parë në Xbox që të fillojë dhe të tërheqë shumë – zakonisht, të duhet një aplikacion ose lojë “vrasëse” dhe më pas njerëzit më tepër dëshirojnë ta përdorin atë, nuk është e vështirë të kesh Linux në duart e tua, për shembull, duhet vetëm një lojë që ju motivon të shkoni atje.”

Që Linux-i të rritet në popullaritet, duhet të jetë i përshtatshëm për përdoruesit në pikën ku bëhet një pjesë e brendshme e jetëve të tyre, tha Gustavsson. Ai shtoi që DICE tashmë përdor serverët Linux sepse është “një sistem operativ superior për ta bërë këtë”. Linux tashmë është duke bashkëpunuar me një pjesëmarrës madhor në industrinë e lojërave. Valve ka zgjeruar librarinë e vet për të mbështetur sistemin operativ, derisa ndërmarrja po ashtu së fundi lajmëroi planet për të lëshuar SteamOS dhe Makinat Steam të veta të bazuara në Linux.

Gustavsson i karakterizoi lajmërimet e fundit të Valve-s si “super mbresëlënëse” sepse këto produkte dhe shërbime të reja do të hapin rrugë të reja të lojës, tha ai. “E vetmja gjë që e di është që nga pesë ose dhjetë vite nga tani dhe posaçërisht se si konsumohet ajo nuk do të duket sikurse duket sot,” tha ai. “Unë mendoj që me shërbimet transmetuese dhe pajisjet e reja hyrëse dhe kështu me radhë, nuk do të jetë befasi për mua nëse është më pak e nevojshme për harduer dhe më tepër në kërkesën për përvoja në lojë.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>