Lajme lojërash

Zhvilluesi bashkon konsolet PlayStation dhe Xbox në një laptop

Jan 19 2015
0 Shpërndarje
Zhvilluesi bashkon konsolet PlayStation dhe Xbox në një laptop

Kjo kuti e bardhë që ju shihni në foto mund të duket si një prototip normal laptopi, por realisht është gjenerata e re e konsoleve. Zhvilluesi Eddie Zarick ja doli të bashkonte PlayStation 4 dhe Xbox One në një pajisje të vetme. Kjo konsolë e cila duket si një edicion i limituar i një makine arcade e vitit ‘80, u ndërtua vetëm brenda 1 muaji sipas Zarick dhe është funksionale.

Pjesët e PlayStation dhe Xbox janë ndërthurur së bashku në mënyrë perfekte edhe pse aktualisht nuk është i pajisur me një sistem ftohje. I ashtuquajturi laptop, ka një ekran Vizio 22 inç, por nuk është ndërtuar për të qenë portabël. Në një demonstrim në video, duket qartë se kjo pajisje funksionon më së miri. Ajo është cilësuar si gjenerata e re e konsoleve. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>