Lojërat

Zgjerimi Final Stand DLC i Battlefield 4 vjen javën e ardhshme

Nov 16 2014
0 Shpërndarje
Zgjerimi Final Stand DLC i Battlefield 4 vjen javën e ardhshme

Zgjerimi më i fundit i lojës Battlefield 4, i emërtuar si Final Stand, është planifikuar të lëshohet më 18 nëntor, siç lajmëron ElectronicArts në blogun e vet. Final Stand DLC ka katër lokacione arktike dhe armë të reja të së ardhmes. Anëtarët e Battlefield 4 Premium do të jenë të parët që do të mund ta marrin përmbajtjen, përpara se të lëshohet publikisht më 2 dhjetor.

Final Stand ofron katër lokacione (Operation Whiteout, Hammherhead, Hangar 21 deh GiantsofKarelia), të gjitha prej të cilave janë ambiente dimri. Një tjetër përqendrim i Final Stand është prurja e armëve dhe veglave të së ardhmes si arma DS3 DECOY e cila lëshon drita drejt mini-lokacioneve të armiqve dhe dronin që kontrollohet nga larg XD-1 Accipiter, të pajisur me LMG. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>