Lojërat

Zbulohet World of Darkness Online

Sep 29 2010
0 Shpërndarje
Zbulohet World of Darkness Online

Përderisa True Blood është duke marrë nota pozitive dhe në anën tjetër filmat e Twilight po bëjnë hite në top listat e filmave, siç duket vampirët janë një mall i modeleve të kërkuara këto ditë. Në fakt, trendi i përdorimit të modeleve të ashutuqajtura undead dhe vampirët janë duke u përfshirë në një lojë MMO role-playing me emrin World of Darkness Online. Loja është në zhvillim e sipër nga kompania e njohur që kanë si projekt edhe MMORPG-në shumë të njohur Eve Onlne. Bëhet fjalë pikërisht për CCP Games, të cilët janë bashkuar me White Wolf që nga 2006.

Sipas një raporti dhe video në disa shënime të publikuara nga Ardwulf’s Lair, CCP shfrytëzoj rastin e një ngjarjeje vjetore në New Orleans ta zbulojë lojën e re. E planifikuar të dalë në treg diku pas 2012, loja është tani zyrtarisht e listuar në faqen e internetit të CPP-së se bashku me disa koncepte të artit që ishin publikuar më heret.

World of Darkness Online do të jetë seria e tretë me rradhë e bazuar në seritë horror RPG të White Wolf, pas atyre Vampire: The Masquerade – Redemption dhe Vampire: The Masquerade – Bloodlines. Sipas Ardwulf’s Lair, loja do t’i lejojë lojtarët të luajnë fillimisht si vampirë, por jo si njeri-ujk.

Lajmet e fundit>