Lojërat

Zbulohet se versioni zyrtar Xbox One SDK do ti lejojë zhvilluesit të ndërtojnë lojra dhe aplikacione nga shtëpia

Dec 31 2014
0 Shpërndarje
Zbulohet se versioni zyrtar Xbox One SDK do ti lejojë zhvilluesit të ndërtojnë lojra dhe aplikacione nga shtëpia

Microsoft do t’iu kërkojë zhvilluesve të ndërtojnë aplikacione dhe lojëra për konsolen Xbox One

Një grup i ashtuquajtur H4LT mendon se ka zbuluar versionin zyrtar të Xbox One SDK sipas të cilit Xbox do ti aprovojë zhvilluesit të krijojnë aplikacion dhe lojëra për konsolen. Ky zbulim u publikua përmes një postimi në profilin e H4LT në Twitter i shoqëruar dhe nga imazhe që e provonin këtë gjë.

Por kjo nuk do të thotë që çdokush që e ndjen veten të aftë të fillojë të krijojë aplikacione dhe lojëra për Xbox. Ata zhvilluesit të cilët kanë dëshirë të krijojnë softuerë për Xbox, duhet fillimisht të regjistrohen dhe të aprovohen nga Microsoft për ta bërë këtë. Grupi që zbuloi këtë informacion shtoi se nuk ka një moment të caktuar se kur Microsoft do të fillojë të realizojë këtë plan të kompanisë. Mendohet se ky informacion është vjedhur gjatë sulmit të Xbox ditën e Krishtlindjeve. (GameWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>