Lojërat

Zbulohet klasa e fundit e Diablo 3

Oct 25 2010
0 Shpërndarje
Zbulohet klasa e fundit e Diablo 3

Njoftimi më i fundit që solli shumë emocione tek entuziastët gjatë ceremonisë së hapjes të BlizzCon 2010 ishte lajmi për klasën e pestë dhe të fundit për Diablo III, e që do të jetë Demon Hunter. Menjëherë pas këtij njoftimi që shpërtheu me britma dhe duartrokitje anembanë sallës, liderët e ekipit të zhvillimit kreativ të Diablo III menjëherë morën fjalën për të treguar më shumë rreth klasës së re, arsyet për inciativën e kësaj klase, dhe se çka klasa do të ofroj në të vërtetë.

Përgjigjet kryesore të diskutimit i morri lideri kryesor për Diablo III, Jay Wilson, i cili diskutoj motivin e sjelljes së kësaj klase prap në jetë, duke thënë se një klasë e bazuar në armë tradicionale që janë psh harqet e mbushura me shigjeta është klasë që vërtetë lojtarët do ta prisnin për këtë lloj loje. Ai gjithashtu theksoi që ky gjuetar i demonëve është një prej klasave që ekipi zhvillues deshën të angazhohen në dizajnimin e tij prej fillimit.

{youtube}zKeJn-zfm7s{/youtube}

Lajmet e fundit>