Lojërat

Zbulohet data e lëshimit të lojës me luftëra rreth mbrojtjes së civilëve të pafajshëm

Nov 3 2014
0 Shpërndarje
Zbulohet data e lëshimit të lojës me luftëra rreth mbrojtjes së civilëve të pafajshëm

ThisWarof Mine, që është një lojë e pazakonshme me luftëra që vendos lojtarët në detyrë nëse civilët e pafajshëm rrethohen nga të shtënat, që dallon nga kthimi i tyre në ushtarë, do të lëshohet në PC, Mac dhe Linux më 14 nëntor, ka lajmëruar 11 Bit Studios.

11 Bit Studios po ashtu ka lëshuar një pamje të re të lojës. Siç mund ta shihni në video, ju mund ta luani lojën në një rrafsh 2D, ku një grup i civilëve përpiqet të mbijetojë në një qytet të rrethuar nga lufta. Juve do të ju duhet që të pastroni dhe të mirëmbani ushqimin dhe gjërat e përkujdesjes shëndetësore, teksa në të njëjtën kohë jeni duke iu shmangur ushtarëve dhe pastruesve të tjerë armiqësorë.

11 Bit Studios së fundi lajmëroi që është duke bashkëpunuar me WarChild, që është organizatë bamirësie që është duke bërë përpjekje për të ndihmuar njerëzit në një situatë të ngjashme në botën reale. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>