Lajme lojërash

Zbulohen hollësitë e fushatës së Battlefield 4

Jul 23 2013
0 Shpërndarje
Zbulohen hollësitë e fushatës së Battlefield 4

Zhvilluesi i Battlefield 4, DICE, ka lëshuar hollësi të një fushate të re për gjuajtësin e ri ushtarak këtë tetor. Lojtarët do të luajnë si rreshteri Daniel Recker, që është anëtar i një grupi elitar të “heronjve të pashpresë” të njohur si skuadra Tombstone.

Misionet në Battlefield 4 do të zhvillohen përgjatë botës në vende si Azerbejxhan, Shangai dhe Singapur, tha DICE. Në një kapitull, lojtarët do të shpëtojnë VIP-të, në mesin e të cilëve edhe një veprues në fusha i CIA-së i njohur si Laszlo W. Kovic. Kovic është fokusi i një novele të ardhshme të Battlefield që ofron informacione për operativin e CIA-s dhe fiksionin më të madh Battlefield 4. “Teksa ju e arrini Singaporin, ju shokoheni duke gjetur një skenë të tmerrshme të zjarrit dhe sakatimit,” thuhet në përshkrimin e lojës. “Flamuri është i zhytur dhe flota e tij është e zhdukur, dhe nga kjo pikë e tutje asgjë nuk është e sigurt.”

Battlefield 4 pritet të lëshohet më 29 tetor për Xbox 360, PlayStation 3 dhe PC. Versionet për Xbox One dhe PlayStation 4 janë duke u përgatitur, por nuk është bërë lëshimi i ndonjë date që tregon për kohën e planifikuar të daljes së tyre. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>