Lojërat

YouTube në Xbox One ju mundëson tashmë t’i ngarkoni direkt klipet e lojërave

Apr 10 2014
0 Shpërndarje
YouTube në Xbox One ju mundëson tashmë t’i ngarkoni direkt klipet e lojërave

Lajme të mira për gjithë lojtarët. Google sapo ka bërë të ditur se aplikacioni i YouTube për Xbox One do t’ju mundësojë të ngarkoni direkt klipet e lojërave nga DVR-ja duke i bërë ato të disponueshme në kanalin tuaj në YouTube. Edhe pse një karakteristikë e tillë ishte e mundur të realizohej përmes shpërndarjes në YouTube duke përdorur OneDrive-in si ndërmjetës, tashmë procesi është lehtësuar.

Për më tepër, me përditësimin e ri të YouTube suportohet edhe Xbox One Snap Mode, e cila ju lejon të manovroni disa aplikacione njëkohësisht. Në këtë rast, mund ta kaloni një video në YouTube në njërën anë dhe të shihni diçka tjetër në të pjesën kryesore të ekranit. Gjithashtu, duke filluar nga dita e hënë, ashtu siç edhe pritej, do të vijë për Xbox 360 kanali i ri i GoPro, ndërsa për Xbox One ai do të vijë pas një viti. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>