Lajme lojërash

YouTube do të blejë shërbimin Twitch për 1 miliard $

May 21 2014
0 Shpërndarje
YouTube do të blejë shërbimin Twitch për 1 miliard $

Variety raporton që sipas “burimeve të njoftuara me marrëveshjen,” YouTube, që udhëhiqet nga Google, ka arritur një marrëveshje për të blerë platformën e transmetimit të video lojërave Twitch për më tepër se 1 miliard dollarë. Drejtori për marrëdhënie publike i Twitch ka deklaruar në rrjetin social Twitter që “Twich nuk komenton rreth informacioneve jo zyrtare.” As Google nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike ende, por raporti thotë që marrëveshja do të lajmërohet së shpejti.

Sipas Variety-it, Google është duke u përgatitur nga sfidat që mund të vijnë nga rregullatorët e SHBA-së në lidhje me blerjen. Duke e ditur që YouTube është tashmë platforma më e popullarizuar në internet për video, Departamenti amerikan i Drejtësisë e sheh blerjen si gjë që prish garën në tregun e videove online.

Gjatë muajit u raportua që Twich kishte zënë vendin e katërt me trafikun në internet në SHBA, që e vendoste atë përpara kompanive të njohura si Valve, Facebook, Hulu dhe kompani të tjera të mëdha në internet. Kjo faqe ka arritur 1.8 për qind të trafikut nga personat që përdorin internet në SHBA. Në krahasim, Google ishte në vendin e dytë me 22 për qind, ndërsa Netflix ishte në vendin e parë me 32 për qind. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>