Lojërat

Yoshida nga Sony: Pajisjet mobile kanë ndryshuar mënyrën tonë të të menduarit

Oct 10 2013
0 Shpërndarje
Yoshida nga Sony: Pajisjet mobile kanë ndryshuar mënyrën tonë të të menduarit

Presidenti i Sony Worldwide Studios Shuhei Yoshida thotë që dyqani për aplikacione për iOS, App Store dhe Google Play kanë “ndryshuar tërësisht rrugën tonë të të menduarit” duke treguar hollësi për planet e ndërmarrjes për promocion të tërthortë mobil.

Deklaratat e tij i ka bërë në një intervistë të fundit me GamesIndustry International. “Shumë njerëz nuk kërkojnë informacione të posaçme për lojëra, ata janë të zënë,” shpjegon Yoshida. “Por për shkak se ata përdorin rrjete shoqërore, Dyqane të Aplikacioneve… Le t’ua japim atyre informacionin. Kjo është pse ne jemi duke e zhvilluar togëzën, duke lëshuar aplikacionet zyrtare të PlayStation në Android dhe iOS në dalje të PS4.”

Yoshida citon plane të caktuara që ndërmarrja ka ndërmend për titullin e lëshimit për PlayStation 4, Knack. “Ne jemi duke e lëshuar një lojë enigmatike të rregulluar përgjatë Knack të cilën mund ta luani pa pagesë,” tha Yoshida. “Është argëtuese dhe duke e luajtur lojën, ju fitoni disa gjëra që mund t’i përdorni në PS4. Njerëzit mund të motivohen, sepse ata tashmë kanë zhbllokuar disa gjëra, për të bërë një shikim në atë se për çfarë është loja Knack në PS4.”

Yoshida adresoi po ashtu problemin me pajisje mobile që garojnë me PlayStation Vita, duke pranuar që smartfonët kanë dëmtuar portativitetin e konsollave. Ai shpjegon që Sony do të përqendrohet në reklamimin e produkteve të veta duke u bazuar në veçoritë e tyre unike, në vend se të garojnë drejtpërdrejt me tregun mobil.

“Gjëja e rëndësishme është që të vazhdojmë të ofrojnë lojëra dhe përvoja të shkëlqyera të lojërave,” tha Yoshida. “Lojërat mund të vijnë jo vetëm nga lojërat e dedikuara të PS Vita-s – Vita dhe PS4 janë dizajnuar duke i pasur në mendje që të dyja, për t’i lidhur së bashku. Nëse e posedoni një PS4, ju mund të luani lojërat e PS4 përgjatë lojës nga larg dhe sapo të fillojmë shërbimin Gaikai, ju do të jeni në gjendje që të luani lojërat PS3 në PS Vita.”

Yoshida vazhdoi: “Ne vazhdojmë të shtojmë shërbimet tona në PlayStation dhe për PS Vita, kënaqësia dhe burimet e lojërave do të zgjerohen, jo vetëm nga lojërat e dedikuara për PS Vita. Ato janë fuqia që ne e kemi në PS Vita në krahasim me produktet e tjera – është një pajisje të cilën mund ta përdorni për të shijuar përmbajtjen e PlayStation nga burime të ndryshme.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>