Lajme lojërash

Ylli i popullarizuar i video lojërave PewDiePie në YouTube largon seksionin e komenteve

Sep 6 2014
0 Shpërndarje
Ylli i popullarizuar i video lojërave PewDiePie në YouTube largon seksionin e komenteve

Kanali më i abonuar në YouTube, PewDiePie, tani më nuk do ta ofrojë mundësinë e shijimit të seksionit të komenteve, pasi personi që qëndron prapa këtij kanali e ka parë që ai seksion është duke u mbushur me reklama dhe komente ofenduese.

“Për mua, nuk nënkupton asgjë, pasi që nuk më bën përshtypje.”

Kjo nuk është hera e parë që lojtari nga Suedia, emri i vërtetë i të cilit është Felix Kjellberg, ka ndalur seksionin e vet të komenteve. Ai e bëri këtë gjë vitin e kaluar pasi YouTube zbuloi sistemin e vet të ri të komentimit, që u lëshua në profilet në Google+ dhe shpërblente komentet e përshtatshme.

Ndonëse ai i riktheu komentet, PewDiePie, i cili ka 30 milionë abonentë, tha që kësaj here është përgjithmonë. Videoja madje quhet, “Komente Lamtumirë Përgjithmonë.”

24 vjeçari i cili merr 4 milionë dollarë në vit vetëm nga videot në YouTube, e që deri tani ka marrë diku 7 milionë shikime, tha në video që ai vendosi të largojë komentet pas një pushimi në Nju Orleans dhe ku përkohësisht mori një pushim duke u larguar nga llogaria e tij në Twitter, Facebook dhe YouTube.

Krijuesi i përmbajtjeve të shumta rreth video lojërave kishte shpresuar që YouTube do të bënte diçka për të përmirësuar problemet e tij me seksionin e komenteve. YouTube ofron disa filtrues për të futur në listën e zezë komentuesit dhe për të pastruar spamin, por kjo gjë nuk duket që i ka mjaftuar PewDiePie-it.

“Unë jam thjesht i lodhur nga ai,” tha ai. “Unë nuk do ta shihja atë si kur humbim diçka; unë do ta shihja atë si një hap i ardhshëm në drejtimin e duhur.” Ylli i YouTube-it planifikon që të përdorë forma të tjera për të komunikuar me dashamirësit, të cilët i quan “vëllezër”, si etiketat në Twitter ose nëpërmjet Reddit-it. “Unë vetëm dua të lidhem me ju vëllezër,” tha ai. “Kjo është e tëra që më bën përshtypje sepse mbështetja e juaj vëllezër nënkupton çdo gjë për mua.” (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>