Lojërat

Xizt: “ne do të luajmë… derisa gishtërinjtë tonë të rrjedhin gjak”

Jan 11 2011
0 Shpërndarje
Xizt: “ne do të luajmë… derisa gishtërinjtë tonë të rrjedhin gjak”

Xizt ka kontribuar me mendime në ekipin fnatic për IEM European Finals, dhe në ekipet tjera që do të marrin pjesë në eventin që do të mbahet në Kiev, respektivisht tek esfiworld.

Rekruti më i ri në radhët e fnatic , Richard ‘Xizt’ Landström ka folur për sk-gaming në lidhje me përgatitjet e ekipit të tij për eventin e ardhshëm, IEM V European Championship Finals, duke kontribuar me mendimet e tij për një artikull të shkurtë.

Planet për përgatitje të ekipit fnatic:

“Ne do të shkojmë në Gothenburg për përgatitje (bootcampt), rreth një javë para fillimit të eventit, dhe do të luajmë me loptopët tanë MSI derisa gishtat të na rrjedhin gjak. Kështu që, mendoj se do të jemi mjaft të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për turneun që pritet të mbahet.”

Kundër kujt, dhe cilit ekip keni praktikuar:

“Po, ne kemi luajtur kundër SK Gaming, Lions dhe Mousesports. Në kemi luajtur me pothuaj ekipet e shumta që do të shkojnë në Kiev, por nuk mendoj se do të luajmë më. Ne nuk dëshirojmë të dhurojmë shumë nga taktikat tona, deri në kohën kur të takohemi në Kiev. “

Vendi ku do të mbahet eventi:

“Është një vend me të vërtetë i mirë për tu mbajtur turniret,” tha Landström. “Më pëlqen shumë atmosfera dhe gjithashtu ka shumë adhurues atje. Mendoj se do të jetë një ture i nxehtë!”.

Xizt është i njohur për magjitë e tijë kohëve të fundit tek ekipi Lions. Me këtë ekip ai morri pjes në ASUS Summer, të mbajtur në Kiev CyberSport Arena, duke mposhtur ekipin k23 në finale. Ndërsa në WCG (World Cyber Games), këta u takuan në raundin e parë në playoff me ekipin Na’Vi, gjë që e panë veten të eliminuar. Para ekipit Lions, ky kishte performuar për disa ekipe të famshme ndërkombëtare, të tilla si Begrip dhe H2k./gameworld.al

Lajmet e fundit>